Gruaja

Inva Mula me CD-në “Për ty atdhe”, vjen edhe në Cyrih

Mbrëmja me Inva Mulën mbahet më 1 mars. Bëhet fjalë për një nismë që Inva e ka filluar në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë duke pasuar në Prishtinë e Shkup

Të premten, më 1 mars 2013, në orën 19.30 në bibliotekën interkulturore Pestalozzi Hardau në Cyrih, Inva Mula dhe fondacioni HI Classic ju ftojnë në promovimin e CD „Për ty Atdhe“.

Siç bën të ditur për albinfo.ch Suela Jorgaqi, udhëheqëse e bibliotekës, kjo është një nismë që Inva e ka filluar në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë duke pasuar në Prishtinë e Shkup. Inva Mula do të jetë mes nesh dhe do të flasë mbi realizimin e këtij disku, ku ajo interpreton 12 këngët më të bukura për Atdheun, të shkruara në jetë mes vite”.

Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë mbrëmje mund të na njofojnë për pjesëmarrjen tuaj në e-mail adresën: [email protected]

Biblioteka interkulturore Pestalozi gjendet në Norastr. 20, mbas Migros në Albisriederplatz), Zürich.