Kosova

Intervistohet një person për shpërthimin në Ujman

Policia e Kosovës ka vazhduar me hetimet pas shpërthimit në afërsi të Ujmanit. Hetimet e para kanë çuar në bastisjen e një shtëpie, ku një person është intervistuar.

Tutje është bërë e ditur se janë sekuestruar edhe një veturë e tri radiolidhje.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin e shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, policia rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin-Potokut. Gjatë bastisjes, Policia ka hasur dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person, i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Mitrovicës, Veton Elshani. /Koha