Zhvillim
Ali Ahmeti për der Standard: “Kush sundon Maqedoninë, sundon Ballkanin”
Albinfo.ch sjell përkthimin e intervistës të “der Standard“ me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Standard: Pyetja ime e parë ka të bëjë me zgjedhjet?
Ali Ahmeti: Cilat zgjedhje? Po talleni me mua?
Standard : A është partia Juaj për atë që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor ?
Ahmeti : BDI-ja kërkon që të plotësohen të gjitha kriteret në mënyrë që zgjedhjet të mos kontestohen dhe të jenë të besueshme nga të gjithë pra edhe nga bashküesia ndërkombëtare. Ne të katër partitë jemi pajtuar me atë që zgjedhjet e reja të mbahen më 5 qershor. Por opozita po e kundërshton punën e Komisionit Zgjedhor. Për vendin nuk do të ishte mirë që të shkojë në zgjdhje pa opozitën. Komisioni Zgjdhor do të duhej të dilte dhe të tregonte se sa janë të arsyeshme kërkesat e opozitës. Kjo do të duhej të komentohej edhe nga përfaqësueseit ndërkombëtarë. Është një situatë kaotike në vend. Administrata nuk funksionon. Të gjithë janë në pritje.
Standard: Tash për tash vetëm VMRO-DPMNE dëshiron që zgjdhjet të mbahen më 5 qershor?
Ahmeti: Të katër partitë janë pajtuar me atë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Të gjitha palët duhet t’i përmbahen marrëveshjes. Përndryshe , pse e kemi arritur atë? A do të bëhet një praktikë arritja e marrëveshjeve dhe moszbatimi i tyre, në rast se ato nuk i përgjigjen politikës sonë të ditës?
Standard: Opozita thotë se amnestia e presidentit më 12 prill e ka cenuar marrëveshjen. A do të duhej që George Ivanov ta tërheqë atë?
Ahmeti: Vendimi i të ashtuquajturit president është i papranueshëm. Ky vendim pezullon drejtësinë në këtë vend dhe si i tillë duhet të tërhiqet. Do të ishte mirë sikur ai ta bënte këtë. Më mirë vonë se hiq.
Standard : Pse po e quani Ivanov-in një « të ashtuquajtur president » ?
Ahmeti : Sepse ai nuk u zgjodh nga shqiptarët. Në zgjdhjet presidenciale ne kemi kërkuar një president konsensual. Ne kemi dyshuar që nga fillimi në aftësitë e tij për të qenë president.
Standard : Ad o të mund të takoheshin të katër partitë poqëse Ivanov e tërheq vendimin ?
Ahmeti : Zgjidhja do të ishte që të fillojë sërish dialogu këtu në vend. Shteti s’do të duhej të futej në një krizë të thellë. Nëse nuk ka takim për kapërcimin e krizës, do të jetë shumë vështirë.
Standard : Do të duhej që dialogu të mbahej këtu dhe jo në Vjenë ?
Ahmeti : Natyrisht se këtu nën monitorimin e ambasadorëve të BE-së dhe të SHBA.ve. Do të duhej të fillonte që nesër. Më mirë madje që sot.
Standard: A druani se do të mund të vijë deri te protestat e dhunshme ?
Ahmeti : Parimisht asgjë nuk mund të përjashtohet.
Standard : Amnestia e Ivanov-it ju ka shërbyer kryesisht politikanëve të VMRO-DPMNE-së kundër të cilëve janë hapur hetime për vepra penale. Nga BDI-ja nuk është asnjëri prej politikanëve të amnistuar.
Ahmeti: Ju ka shërbyer të gjitha partive – vetëm partisë sime , BDI-së, jo. Ne jemi diskriminuar, sepse nuk jemi në listë (qesh).
Standard: A dëshironi të jeni në listë?
Ahmeti : Jo (qesh)
Standard : Në Maqedoni dy parti qëndrojnë kundër njëra – tjetrës : VMRO-ja dhe PSDM-ja. A i druani një ukrainizimi?
Ahmeti : 14 muaj më parë kam thënë për herë të parë se Ukraina nuk është shumë larg nga këtu. Kam thënë se krizën duhet ta administrojmë bashkarisht dhe të punojmë në marrëdhëniet ndëretnike. Mirëpo në atë kohë këtë shumë prej politikanëve dhe opinionistëve e kanë konsideruar si një shaka. Gjërat nuk po ecin mirë dhe unë nuk besoj se problemi qëndron vetëm në Maqedoni.Kriza kapërcen kufijtë e Maqedonisë.
Standard : A janë involvuar interesat gjeopolitike ?
Ahmeti: Po, këtë e mendoj.
Standard: çka mendoni mbi bisedimet me përfaqësuesit e BE-së ?
Ahmeti : Mendoj se Johannes Hahn dhe tre parlamentarët kanë bërë një punë të mirë. Por as zotëri Hahn e as tre parlamentarët nuk janë fajtorë për gjendjen. Sepse, ne të katër partitë nuk e kemi respektuar marrëveshjen. Ne është dashur ta zbatojmë atë.
Standard: Disa materiale nga bisedat e përgjuara telefonike janë nxjerrë në opinion. Partia Juaj i ka zëvendësuar anëtarët e saj qeveritarë. A jeni të kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale?
Ahmeti: Nuk besoj se Prokuroria Speciale ka nxjerrë diç në opinion. Unë mendoj se këto kanë ardhur nga njerëzit që kishin më herët kontakt me protokolet e përgjimeve. Materialet ishin më parë në duar të njerëzve shumë të papërgjegjshëm. Gjasat janë të mëdha që ato të gjenden edhe në tregun e zi. Këto materiale mund të shiten sot në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Serbi apo Turqi.
Standard : Policia është e angazhuar për mbylljen e Rrugës Ballkanike dhe me demonstrata të përditshme. Sa kohë do të jetë në gjendje ta përballojë këtë ngarkesë?
Ahmeti : Nëse vazdhon kështu, shteti do të jetë së shpejti i lodhur.
Standard : A shihni ndonjë lidhje mes krizës shtetërore dhe mbylljes së Rrugës Ballkanike, të urdhëruar edhe nga Austria ?
Ahmeti : Unë nuk dua të futem në teori konspirative. Por natyrisht se situata me refugjatët ka ndikim dhe e bën situatën edhe më të vështirë. Evropës i duhet një Maqedoni stabile. Sidomos Brukseli do të duhej të ndihmonte që ta zgjidhim krizën. Ne nuk jemi shumë larg. Ne do të duhej të luftonim bashkarisht për të krijuarstandarde të mira. Ne jemi vend shumë i vogël që të mos jemi pjesë e Evropës së Bashkuar.
Standard : Në zgjedhje do të marrin pjesë edhe parti të reja shqiptare. Cili është qëllimi Juaj për BDI-në në këto zgjedhje ? Dhe në çfarë koalicionesh do të mund të hynit pas zgjedhjeve ?
Ahmeti : Kushdo që i fiton zgjedhjet duhet të synojë integrimin në NATO, t’i fillojë bisedimet për hyrje në BE dhe të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë si dhe ta zgjidhë çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe si një ndër shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit. Në këto kushte nuk është shumë me rëndësi a fiton BDI-ja apo jo.
Standard : Kur flitet për integrimin në NATO varet nga ajo se ç’trysni do të ushtrojë SHBA-ja mbi Greqinë që ajo të lëshojë pe rreth çështjes së emrit. Pati shenja se do të ketë një ftesë të re nga NATO-ja. Nga kjo ndihet e sfiduar Rusia. A ka të bëjë edhe kjo me krizën shtetërore ?
Ahmeti : A guxoj ta interpretoj Bismark-ut ? Kush sundon Maqedoninë, sundon Ballkanin dhe kush sundon Ballkanin, sundon Evropën.
Përkthimi për albinfo.ch : Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?