Futboll
Intervista ndryshe e Shaqirit: Botërori, Rusia, Putini dhe Sharapova
Futbollisti shqiptar ka folur për synimet e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për ‘Blick’, ka folur për Kampionatin Botëror në Rusi, synimet, por edhe çka di më shumë rreth Rusisë.
Ndeshja e parë e Natit do të jetë kundër Brazilit më 17 qershor. Shaqiri do të luajë kundër idhujve të tij, që dikur i shikonte në TV. Në vitin 1998, Brazili ishte mposhtur 3:0 në finale nga Franca. “Unë isha një tifoz i madh i Brazilit dhe lojtari i preferuar ishte Ronaldo. Madje, kisha edhe një fanelë të tij, edhe pse nuk ishte origjinale”, thotë Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Zvicra kishte mundur Brazilin më 2013, nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld, në një ndeshje miqësore në St. Jakob Park. “Ishte lojë e veçantë. Dani Alves shënoi në portën e tij, ku unë isha pas tij. Ishte një mbrëmje e bukur. Natyrisht është për të ardhur keq që Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës, derisa është e qartë se Neymar do të jetë”, shton tutje anësori shqiptar.
Ai foli edhe për synimet. “Nuk duam të bëjmë premtime të mëdha. Sigurisht që duam të marrim sa më shumë që është e mundur, kjo është e qartë. Fillimisht duhet të kalojmë grupin. Në grup nuk është vetëm Brazili, por edhe Serbia e Kosta Rika. Qëllimi ynë është që të bëhemi më të mirë. Ne duhet të përmirësojmë paraqitjen krahasuar me vitin 2014, pra duhet të arrijmë në çerekfinale”.
Edhe pse është 26-vjeçar, për të do të jetë Botërori i tretë. Herën e parë ishte vetëm 18-vjeçar. “Ishte një befasi për mua, që Ottmar Hitzfeld më ofroi në ekip”, nënvizon ish-futbollisti i Baselit, transmeton tutje albinfo.ch.
Por, çfarë di ai për Rusinë. “Disa informacione kemi marrë dhe disa do ti marrim. Dimensione të pabesueshme. 11 zona kohore. Kam luajtur disa herë në Moskë, kam parë shumë pak nga qyteti, por trafiku ishte i tmerrshëm”.
Gruaja më e bukur ruse thotë se është Maria Sharapova, derisa për Putinin nuk dëshiron të flas, pasi nuk preferon politikën, kurse futbollisti më i mirë rus, Andrey Arshavin.
Ai është shprehur se është pro teknologjisë në fushë, kurse kujton edhe golin e shënuar në Evropian ndaj Polonisë, duke shpresuar se do të shënojë sërish.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse