Gjuha

Internet: Tekste shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe

Shkarkohen tekstet e reja shkollore të mësimit plotësues të gjuhës shqipe

Njoftohen mësuesit, prindërit dhe nxënësit që MASHT e Kosovës në faqen e interneti ka publikuar tekstet shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe: Libri 1 dhe 2 ose për ciklin e ulët dhe të mesëm.

Libri është i konceptuar në 6 fletore tematike një për semestër apo dy për vit. Të shoqëruara me librin e gjuhës dhe të letërsisë për së cilin cikël. Ky model është mjaft i preferue¬shëm ngase nxënësit do të kenë një material të ri dhe tërheqës çdo 6 muaj.

Tri fletore për cikël lidhen me fushën e identitetit dhe me aspekte sociale dhe shoqërore, tri të tjera me kulturën, historinë, gjeografinë shqiptare. Secila fletore ka nga 40 faqe (20×2 faqe): Parashikohet që zakonisht të përpunohen 2 faqe në javë. Puna me fletoren tematike është në qendër të mësimit plotësues; lidhur me atë punë tematike konsultohet edhe libri i gjuhës .

Çdo dy faqe përfshijnë një njësi përmbajtë¬sore/nën-te¬matike, me tekste, fotografi etj. si dhe me sugjerime për thellim që mund të përpunohen edhe si detyra shtëpie.

1 komentar/doracak për mësimdhënësit/et për secilin cikël.

Këto mund të shkarkohen në: http://www.masht-gov.net/advCms/#id=1354