Lajme
Interesimi i mërgatës për votim, dukshëm më i madh se më parë
"Vërehet qartë që ka një interesim shumë më të madh të mërgatës në krahasim me zgjedhjet tjera" është thënë në Konferencën për shtyp të KQZ
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën për shtyp të mabjtur sot ka thënë se KQZ-ja ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për t`u mundësuar aplikimin me email të gjithë atyre që jetiojnë jashtë vendit. KJo, edhe pse nuk është paraparë me ligj, ka thënë ajo. Por që një gjë e tillë i është mundësuar mërgatës që të aplikojë për regjistrim.
Ndërsa Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së, tha se vërehet qartë që ka një interesim shumë më të madh të mërgatës në krahasim me zgjedhjet tjera, shkruan rtklive.com
“Sa i përket votimit jashtë vendit, KQZ duhet të marrë masa që periudha e votimit të përmbushet me efikasitet”, ka thënë Rrustemi.
Duke folur për pranimin e 3890 personave nga Serbia, ai tha se KQZ duhet të bëjë pezullimin, për të siguruar se në çfarë mënyre kanë ardhur në Kosovë dhe po ashtu për t’u siguruar se këta votues janë të ligjshëm.
Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, ka thënë se ditën e zgjedhjeve duhet të votojnë vetëm ata që janë në listë votuese.
“Shërbimi përkatës do t’ju kthej përgjigje. Sekretariati duhet të vazhdojë në përgatitje”, ka thënë Gjoshi.
Ndërsa, Sami Hamiti, ka bërë të ditur se përmes emailit mund të aplikojë vetëm një person dhe se KQZ-ja iu ka përmbajt afateve.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati