Fotolajmi

Interesim i madh për veturat elektrike “Tesla”

Shefi i kompanisë “Tesla Motors”, Elon Musk, tha se porositë nga e gjithë bota për veturën e re elektrike me çmim të ulët kanë arritur në 276,000.

Musk tha në Twitter se ky numër është më shumë se dyfishi që kishte pritur kompania dhe la të kuptohet se me ritmin e tanishëm totali i porosive mund të arrijë në 500.000, përcjell albinfo.ch.

Tesla filloi të pranojë porosi për modelin 3 të enjten dhe deri të shtunën kishte marrë dy herë më shumë porosi se sa të gjitha shitjet e mëparshme të kompanisë.

Modeli 3, që kushton 35.000 dollarë, do të jetë në gjendje të bëjë rreth 200 km me një ngarkim të vetëm elektrik.