Lajme
Inteligjenca gjermane thotë se një njësit rus kreu sulme kibernetike ndaj NATO-s dhe BE-së
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU), i njohur si njësiti 29155, duke thënë se ka kryer sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Në një postim në platformën sociale X – të njohur më parë si Twitter – agjencia gjermane ka thënë se ka lëshuar paralajmërimin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara, agjencinë amerikane për siguri kibernetike CISA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Paralajmërimi vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve në Evropë për mundësitë e shtrirjes së hakerëve dhe spiunëve rusë, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, më 2022.
Më herët gjatë vitit, Berlini e ka akuzuar Rusinë për kryerje të disa sulmeve kibernetike kundër Social-Demokratëve në pushtet, si dhe ndaj disa kompanive të tjera që merren me logjistikë, mbrojtje, hapësirë ajrore dhe sektorë të teknologjisë informative.
Në paralajmërimin e lëshuar të hënën, agjencia gjermane ka thënë se grupi rus, i njohur si “Ariu i prushit”, ka kryer aktivitete me qëllim të spiunimit dhe sabotazhit, me qëllim të vjedhjes së të dhënave të publikuara.
Njësiti i agjencisë ruse, GRU, është i njohur për përfshirjen e dyshimtë në helmim të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Britani, më 2018, sipas agjencisë gjermane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran? Shitësit me pakicë në Zvicër po shtojnë kontrollet e rastësishme të klientëve që përdorin arka vetë-skanuese....
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Në Zvicër, pesimizmi për të ardhmen nuk e zbeh ndjenjën e mirëqenies
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE