Lajme
Inteligjenca Artificiale, shpresë për njerëzit me çrregullime zanore
Një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre. Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta.
Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë.
“Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”, thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”.
Kjo shpjegon se pse individët që kanë probleme me të folurit mund të ulin çrregullimet e të folurit me rreth 85% nëse pëshpërijnë.
Ky fakt mahnitës e frymëzoi zotin Castermans që të zhvillojë aplikacionin Whispp, i cili përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar të folurën e individëve që kanë çrregullime të theksuara.
Një prej tyre është George Coster, i cili ka paralizë të kordave zanore. Por falë teknologjisë Whispp, zoti Coster ishte në gjendje të dëgjonte përsëri zërin që kishte para çrregullimeve shëndetësore.
Përdoruesit mund të zgjedhin ta personalizojnë zërin e tyre duke bërë regjistrime brenda aplikacionit Whispp, ose të përdorin regjistrime të hershme të zërit të tyre.
Ruud van Noorden është operuar dhe ka hequr laringun ‘kutinë e zërit’.
Por teknologjia e avancuar që ndërthur inteligjencën artificiale në aplikacionin Whispp, i ka kthyer atij në kohë reale zërin e dikurshëm dhe natyral. Përdoruesit mund të bëjnë telefonata dhe lidhje me video brenda aplikacionit.
“Situata ideale është për një bisedë të qetë dhe të rrjedhshme, pa vonesa. Synimi është që aplikacioni ynë të jetë në çdo telefon dhe kompjuter në gjithë botën”, thotë Joris Castermans, themeluesi i firmës Whispp.
Ai thotë se aplikacioni është ndërtuar me synimin për të transformuar jo vetëm të folurën, por edhe cilësinë e jetës së individëve me çrregullime zanore.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











