Lajme
Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë mjekët t’i identifikojnë eshtrat e thyera
Katër mjete me AI do të rekomandohen për përdorim në kujdesin emergjent në Angli. Përderisa më shumë prova do të mblidhen për përfitimet e saj, çdo imazh do të shqyrtohet gjithmonë edhe nga një profesionist shëndetësor.
NICE thekson se frakturat shpesh kalojnë pa u vënë re në 3-10% të rasteve dhe kjo është një nga gabimet më të zakonshme në departamentin e emergjencës. Ka një mungesë të madhe të radiologëve dhe radiografëve, me 12.5% dhe 15% vende të lira pune.
“Këto teknologji me AI do t’ua lehtësojnë punën profesionistëve, duke ndihmuar në zbulimin e frakturave që mund t’u shpëtojnë vëmendjes së mjekëve”, ka thënë Mark Chapman, drejtor i teknologjisë shëndetësore në NICE, i cili gjithashtu ka theksuar se përdorimi i AI-së mund të përshpejtojë diagnozën dhe të reduktojë nevojën për analiza të mëtejshme.
NICE beson se teknologjia nuk do të çojë në rritjen e diagnozave të gabuara ose referimeve të panevojshme në klinikat për fraktura, pasi një radiolog do ta shqyrtojë gjithmonë imazhin. Kjo qasje do të jetë më e mirë se analiza që mund të bëjë një mjek i vetëm.
Potenciali i AI-së në kujdesin shëndetësor është shumë i madh dhe ai po përdoret gjithashtu për të zbuluar shenjat e para të kancerit të gjirit, për të identifikuar ata që janë më të rrezikuar nga infarktet dhe për të parashikuar pandemitë e ardhshme.
Konsultimet mbi udhëzimet e draftit të NICE-s për përdorimin e AI-së do të përfundojnë më 5 nëntor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur