Lajme

Intelegjenca Artificiale zbulon antibiotik të ri

Studiuesit amerikanë përfituan nga inteligjenca artificiale në zbulimin e një antibiotiku që do të përdoret në mënyrë efektive në trajtimin e superbakterit të njohur si “acinetobacter baumannii”.

Sipas lajmit të “The Guardian”, shkencëtarët në Universitetin McMaster dhe Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT) njoftuan se kanë zhvilluar një antibiotik (abaucin) që mund të luftojë superbakteret vdekjeprurëse.

Studiuesit theksuan se përdoren inteligjencën artificiale në zhvillimin e ilaçit. Shkencëtarët raportuan se si rezultat i ekzaminimit të tyre të molekulave duke përdorur modelin e ri, ata analizuan 6.680 komponentë që nuk i kishin hasur kurrë më parë.

Pas analizimit të 240 prej këtyre komponentëve në detaje, shkencëtarët njoftuan se kishin zbuluar 8 antibiotikë të rinj potencialë dhe një molekulë të re antibakteriale që formon “abaucin”.

Studiuesit që testuan këtë molekulë të re në minj të injektuar me superbaktere zbuluan se ajo e shtypte infeksionin.

Jonathan Stokes, anëtar i Fakultetit në Departamentin e Biokimisë dhe Shkencave Biomjekësore në Universitetin McMaster, tha se modeli në fjalë dëshmon rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e antibiotikëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në deklaratën e saj tha se “acinetobacter baumannii” përbën kërcënim të madh për shëndetin e njeriut për shkak të natyrës së tij rezistente ndaj antibiotikëve.

Superbakteret jetëgjatë përbënin kërcënim për pacientët që përdorin pajisje mjekësore në spitale dhe shtëpitë e të moshuarve, pasi ato shkaktojnë infeksione të gjakut dhe traktit urinar.

Detajet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Chemical Biology”.