Tematike
Integrimi i të huajve në tregun e punës, prioritet për BDP-në
Integrimi i të huajve në tregun e punës është i rëndësishëm ndërsa është i pritshëm edhe integrimi i tyre shoqëror
Debatet e javëve të fundit lidhur me problematikën e refugjatëve ishin turpëruese dhe nën dinjitetin njerëzor, thotë në intervistën për albinfo.ch Martin Landolt, kryetar i BDP-së. Integrimi i të huajve në tregun e punës është i rëndësishëm ndërsa është i pritshëm edhe integrimi i tyre shoqëror. BDP ka dorëzuar në parlament një mocion përkatës që kërkon integrimin e azilkërkeusve në tregun e punës, thotë veç tjerash Landolt në këtë intervistë
Albinfo.ch: Si e analizoni krizën aktuale të migrimit të refugjatëve drejt Evropës dhe cila do të ishte, sipas jush, zgjidhja e kësaj çështjeje?
Martin Landolt: Kriza aktuale e refugjatëve është shqetësuese nisur nga përmasat e saj të mëdha dhe zhvillimet tragjike që e shoqërojnë. Debatet e javëve të fundit lidhur me problematikën e refugjatëve ishin turpëruese dhe nën dinjitetin njerëzor. Për BDP-në është e qartë se Zvicra duhet të ndihmojë në frymën e traditës së saj humanitare. Mirëpo Zvicra nuk mund ta përballojë e vetme sfidën e një dimensioni të tillë por vetëm në bashkëveprim me Evropën. BE-ja duhet të shtrëngojë radhët dhe së bashku të synojë një zgjidhje duke caktuar kuotat e pranimit të refugjatëve nga shtetet e veta anëtare.
Edhe Zvicra duhet të marrë pjesë në një zgjidhje të tillë. Në të njëjtën kohë procedurat e azilit në Zvicër duhet të bëhen më efikase që domethënë të shpejtohen dhe të parandalohen abuzimet.
Albinfo.ch: Cilat janë pikëpamjet e partisë suaj në lidhje me integrimin e të huajve në Zvicër? Si e shihni procesin e integrimit të shqiptarëve në vend?
Landolt: Integrimi i të huajve është një faktor me rëndësi për funksionimin e shoqërisë dhe ekonomisë. Për BDP-në janë dy aspekte parimore që në këtë kontekst kanë rëndësi kryesore: Nga njëra anë Zvicra, bazuar në traditën e saj humanitare ka një përgjegjësi kundruall atyre njerëzve që janë rritur në vende jo të privilegjuara dhe që janë detyruar të ikin nga atje. Zvicra do të duhej që këtyre njerëzve t`u ofrojë një strehë – e gjithë kjo në një vëllim që është i përballueshëm për një vend të vogël si Zvicra. BDP e sheh në parim me sy pozitiv propozimin e kryetarit të komisionit të BE-së, Juncker që kuota e pranimit të refugjatëve të bëhet në varësi të madhësisë së vendit dhe të forcës së resurseve që ka ai vend.
Nga ana tjetër, të huajt duhet të tregojnë gatishmërinë e nevojshme për integrim që domethënë ata duhet ta mësojnë një gjuhë të vendit dhe t`u pershtaten zakoneve zvicerane.
albinfo.ch: Sipas jush, a duhet të faktorizohet popullata migruese në Zvicër, veçanërisht sa i përket pjesëmarrjes në jetën shoqërore dhe politike zvicerane?
Landolt: Sipas mendimit të BDP-së, integrimi i të huajve në tregun e punës është i rëndësishëm ndërsa është i pritshëm edhe integrimi i tyre shoqëror. BDP ka dorëzuar në parlament një mocion përkatës që kërkon integrimin e azilkërkeusve në tregun e punës.
Qëllimi i integrimit duhet të jetë pikërisht marja pjesë e të huajve në jetën shoqërore dhe profesionale në Zvicër dhe jo të mbizotërojnë shoqëritë paralele. Integrimi atëherë eshtë vërtet njëri ndër parakushtet më të rëndësishme për natyralizimin. E ky i fundit nga ana e tij mundëson shfrytëzimin e të drejtave politike.
albinfo.ch: Si paraqitet situata në partinë tuaj sa i përket kandidatëve me prejardhje të huaj në zgjedhjet federale? A ka ndër ta me prejadhje nga Ballkani/Kosova?
Landolt: Në seksionet kantonale të BDP-së kandidojnë për zgjedhjet nacionale persona të ndryshëm me prejardhje të huaj. Bëhet fjalë këtu jo rrallë për përfaqësuese dhe perfaqësues të një gjenerate të re, të rritur në Zvicër, si për shembull Naghan Kesat, një myslimane 26 vjeçe me prejardhje nga Turqia e cila është nominuar nga Cyrihu për zgjedhjet nacionale. Ajo, si një ekonomiste e diplomuar dhe studente e politologjisë, është një shembull përfaqësues për integrimin e sukseshëm.
BDP nuk mban shënime të sakta se sa persona me prejardhje të huaj kandidojnë për një vend në Parlamentin Nacional, pasi që fundja ne as që e marrim si kriter „prejardhjen e huaj“. Të gjithë kandidatët dhe kandidatet janë shtetas-e zviceran-e, ndarja e tyre në kandidatë me prejardhje të huaj dhe pa një prejardhje të tillë do të binte në kundërshtim fundamental me vlerat tona bazë. Për BDP nuk ëshhtë përcaktuese prejardhja e kandidatëve por identifikimi i tyre me vlerat dhe qëndrimet e partisë për çështjet me rëndësi.
BDP ose kandidatët e saj duan të udhëheqin një politikë djathiste me orientim drejt zgjidhjes së problemeve për të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të cilët synojnë një Zvicër e ambient miqësor ekonomik, një Zvicër të hapur dhe moderne.
albinfo.ch: Cili është qëndrimi i partisë suaj lidhur me politikën e jashtme të Zvicrës dhe cili është vendi i shteteve të Ballkanit në sytë e Partisë suaj?
Landolt: Për BDP-në aktualisht raporti me Evropën është tema me më shumë prioritet e politikës së jashtme. BDP dëshiron t`i përmbahet rrugës bilaterale në raport me BE-në pasi që raporti me partnerët më të rëndësishëm tregtarë është me shumë rëndësi nga pikëpamja ekonimike. Krahas kësaj, Zvicra nga ana kulturore nuk duhet dhe nuk guxon të jetë një ishull i izoluar. E qasjen me shtetet e Ballkanit Zvicra e ka mbështetur veçanërisht dhe shumë herët e ka njohur shetin e ri të Kosovës. Kështu, Zvicra ka qenë në mesin e vendeve të para që e kanë njohur pavarësinë e saj. Krahas kësaj Zvicra ka në bagazhin e saj një angazhim shumëvjeçar në misionin e rindërtimit dhe të paqeruajtjes (në Kosovë). BDP e mbështet politikën e jashtme të Zvicrës, sipas të cilës bëhet shuarja e konflikteve dhe mbështetja aktive e vendeve në ngritjen e strukturave demokratike dhe të shtetit juridik.
BDP përkrah angazhimet e Zvicrës në Kosovë
Zvicra, nga ana kulturore nuk duhet dhe nuk guxon të jetë një ishull i izoluar. E qasjen me shtetet e Ballkanit Zvicra e ka mbështetur veçanërisht dhe shumë herët e ka njohur shetin e ri të Kosovës. Kështu, Zvicra ka qenë në mesin e vendeve të para që e kanë njohur pavarësinë e saj. Krahas kësaj Zvicra ka në bagazhin e saj një angazhim shumëvjeçar në misionin e rindërtimit dhe të paqeruajtjes (në Kosovë). BDP e mbështet politikën e jashtme të Zvicrës, sipas të cilës bëhet shuarja e konflikteve dhe mbështetja aktive e vendeve në ngritjen e strukturave demokratike dhe të shtetit juridik.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025