Maqedonia

Institucionet në Shkup paralajmërojnë masa për ndotjen e ajrit

Në luftën kundër ndotjes paralajmërohet edhe shtrenjtimi i parkingut në Qendër të Shkupit që qytetarët të dekurajohen të vozisin në qendër

Qytetarët e Maqedonisë janë shprehur të pakënaqur me masat që kanë marrë institucionet kundër ndotjes së ajrit. “Do të ishte më së miri që qytetarët të lirohen nga pagesa e biletave të autobusit në transportin urban. Gjithçka tjetër nuk është mirë. Ose makinat të qarkullojnë çift-tek, kjo një herë kishte ndodhur në Jugosllavi, nuk ka mënyrë tjetër”, ka thënë një qytetar për televizionin Alsat.

Qytetarët thonë se duhet të merren masa në të cilat shteti dhe komunat do të investojnë realisht dhe që do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në afat më të gjatë. Problemi me ndotjen e ajrit javën e kaluar i uli në tryezë kryetarët e Shkupit dhe Ministrinë dikasteriale të Ekologjisë.

Në luftën kundër ndotjes paralajmërohet edhe shtrenjtimi i parkingut në Qendër të Shkupit që qytetarët të dekurajohen të vozisin në qendër, më pas të evidentohen makinat që harxhojnë më së shumti.