Shqipëria

INSTAT: Rekord turistësh, 33 për qind më shumë sesa një vit më parë

Shifrat e turizmit në Shqipëri shënuar një tjetër rekord. Të dhënat e Instat flasin se edhe muaji qershor, por edhe si 6-mujor numri i turistëve të huaj të hyrë në Shipëri është rritur ndjeshëm, krahsur me të njëjtën përiudhë të një viti më parë.

Instat thotë se si 6-mujor kanë ardhur rreth 3.4 milionë shtetas të huaj. Kjo shifër është 33 % më e lartë se 6-mujori I 2022. Vetëm muajin e kaluar kanë hyrë rreth 1 milion turistë.

Shifra të tilla nuk janë regjistruar në vitet e mëparshme, fakt ky i cili konfirmon se sektori është në një zhvillim të vrullshëm. Peshën kryesore e mbajnë europianët, ku në Durrës dominojnë polakët, çekët e nordikët me ture të organizuara.

Ndërsa në jug turistët janë krysisht individual, nga Italia, Spanja etj.

Një nga faktorët e rritjes së turizmit këtë vit është fakti dse Shqipëriara është marketuar në shumë media ndërkombëtare. Ndërsa kostoja e lirë krahasuar me vendet e tjera europiane është një tjetër faktor pse të huajt zgjedhin Shqipërinë.

Janë 3 milionë shqiptarë që kanë dalë jashtë vëndit në këtë 6-mujor ose 20 % më shumë se nje vit më parë. Rrtja e numrit të shqiptarëve që kalojnë pushimet janë vendit lidhet edhe me shtimin e linjave ajrore direkte me shumë destinacone europiane dhe jo vetëm.