Shqipëria
INSTAT: 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të ardhurat dhe nivelin e jetesës në vitin 2023. Që nga viti 2018, INSTAT e mat varfërinë në përputhje me metodologjinë e Eurostat nëpërmjet treguesit “Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) që u referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim”.
Sipas rezultateve të fundit, Shqipëria kishte 42.1% që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Po të marrim në konsideratë se me të dhënat e Cens 2023, popullsia e vendit ishte 2.4 milionë banorë dhe mbi 1 milion shqiptarë po përjetojnë një nga format e rënda të varfërisë.
Sipas Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe privimit material.
Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor, ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%, ndërsa për Bosnjë e Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
E-Diaspora
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim Gjykata e Qarkut në Dielsdorf, kantoni i Cyrihut, ka shpallur fajtorë një shtetas nga Kosova dhe...
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit
-
Shqiptarja që hapi një kompani ndërtimi në Zvicër, shumica e punëtorëve janë shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë” Nga sonte, televizioni zviceran SRF nis transmetimin e një seriali të ri komedi që premton të...
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër në muajin janar të 2025-ës
-
Kreu i ushtrisë zvicerane viziton trupat në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë
-
Një javë skijimi në Zvicër do të jetë më e shtrenjtë në vitin 2025