Kuriozitete
Instagrami me risi

Në njoftimin e fundit, rrejti social, Instagram, ka zbuluar se do t’u japë përdoruesve opsionin për të fshehur pëlqimet në postimet e tyre, në përpjekje për të mbrojtur shëndetin mendor, transmeton albinfo.ch.
Nga ky aplikacion kanë thënë se kjo do të bëhet për të bërë një test global të vogël, që do të lejojë përdoruesit të zgjedhin cila eksperiencë është më e mirë për ta.
Theksohet se Instagrami filloi të fshehte pëlqimet për përdoruesit në shtatë shtete më 2019 për të parë nëse “zvogëlon presionin e lidhur me postimin”.
Por, kjo provë mori disa përgjigje negative, duke bërë që Instagrami të bënte sërish ndryshime, shkruan DailyMail.
Këtë herë, përdoruesit do të vendosin vetë nëse duan të shohin pëlqimet në postimet e të tjerëve dhe nëse ata duan të shohin pëlqimet në postimet e veta.
Instagrami ka shqetësime se shikimi i një postimi me mijëra pëlqime mund të çojë në ndjenja të vetëvlerësimit të ulët te përdoruesit që kanë vetëm disa pëlqime në postimet e tyre apo më pak shokë/shoqe në aplikacion.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci Pa dyshim se diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin...
-
Gjuha Shqipe futet në arsimin publik të një shkolle në Nju-Jork
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër
-
Plagosje e rëndë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
Jeta në Zvicër
-
LinkedIn rendit dhjetë kompanitë më të mira zvicerane për të punuar këtë vit Bazuar në kritere të tilla si mundësitë e karrierës, stabiliteti i kompanisë dhe praktikat e...
-
Zvicra kundërshton ndalimin e birësimeve ndërkombëtare
-
Biletat me çmim të ulët të SBB për destinacionet evropiane, të vështira për t’u gjetur
-
Fedpol: Rritje e raportimeve për pastrim parash, ndalimeve të hyrjes dhe kërcënimeve në Zvicër
-
SBB planifikon rreth 1600 trena specialë për vitin 2025, për këtë arsye