Kuriozitete
Çfarë ndodhi me llogaritë që u raportuan të bllokuara në Instagram
Instagram njoftoi se kishte rregulluar një gabim softuerësh që pengoi mijëra përdorues të hynin në platformën për rreth tetë orë dhe shkaktoi pezullim të llogarive.
“Ne e kemi zgjidhur këtë defekt tani, po shkaktonte që njerëzit në pjesë të ndryshme të botës të kishin probleme me aksesin në llogaritë e tyre dhe shkaktoi një ndryshim të përkohshëm për disa në numrin e ndjekësve”, u njoftua nga platforma nëpërmjet një postim në Twitter.
Disa përdorues raportuan se kishin parë një mesazh se ata ishin të bllokuar, por ishin ende në gjendje të qëndronin në këtë platformë. Të tjerë që postuan në Twitter thanë se nuk kishin akses në këtë rrjet social, shkruan euronews, përcjell albinfo.ch.
Problemi me Instagram-in erdhi më pak se një javë pasi një tjetër platformë e Meta-s, WhatsApp, pësoi një ndërprerje që pengoi përdoruesit në mbarë botën të dërgonin dhe merrnin mesazhe.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik