Lajme

Instagram dhe Messenger pritet t’u japin prindërve më shumë kontroll

Meta ka njoftuar veçori të reja për Messenger dhe Instagram që janë krijuar për t’u dhënë prindërve më shumë mbikëqyrje mbi aplikacionet e mesazheve dhe mediat sociale.

Sipas mediave të huaja, Meta, që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, të martën përshkroi mjetet e mbikëqyrjes prindërore që vijnë në aplikacionin chat Messenger.

Dhe, veçoritë u japin prindërve një vështrim se sa kohë kalon fëmija i tyre në Messenger; me kë ndërvepron apo mund të ndërveprojë adoleshenti i tyre; cilësimet e tyre të privatësisë dhe sigurisë…

Por veçoaria e mbikëqyrjes prindërore nuk i lejon prindërit të shohin mesazhet që adoleshenti i tyre u dërgon të tjerëve.

Meta thuhet se po nxjerr veçoritë në Messenger në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi dhe tha se ato do të vijnë në më shumë vende në “muajt e ardhshëm”.