Shqipëria
Inskenohet dasma e Skënderbeut pas 567 vitesh
Mes dasmorëve ishin shqiptarë nga e gjithë bota, por edhe 60 arbëreshë të Italisë, ndër të cilët pasardhës të Skënderbeut
Në fshatin Kaninë të Vlorës është riinskenuar dasma e Skënderbeut. Dhjetëra vetë të veshur si dasmorë, por edhe si Donika e Gjergj Kastrioti u mblodhën në Kalanë e Kaninës.
Pikërisht në këtë kala, 567 vjet më parë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu lidhi kurorë me një vajzë vendase, Donika Arianitin, një martesë që u konsiderua si dasma e bashkimit veri-jug, raporton “TCH”.
Mes dasmorëve ishin shqiptarë nga e gjithë bota, por edhe 60 arbëreshë të Italisë, ndër të cilët pasardhës të Skënderbeut, përcjell albinfo.ch.
“Faleminderit të gjithëve! Unë jam shqiptar. Nëse nuk do të ndodhte kjo martesë, unë nuk do isha këtu. Kemi mundësinë që të bashkohemi sot me gjakun shqiptar. Kemi qenë larg për shumë kohë. Na ka ndarë historia, por ka ardhur momenti që të bashkohemi. Europa duhet ta respektojë rëndësinë e Shqipërisë dhe ne shqiptarët e shpërndarë nëpër botë duhet ta bëjmë të mundur këtë”, u shpreh Loris Castriota Scanderbeg.
Festa në vitin e Skënderbeut vazhdon në Manastirin e Ardenicës dhe në Tiranë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik