Lajme
Insiston ECDC: Aktualisht nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës
Aktualisht nuk ka nevojë urgjente për të administruar një dozë shtesë vaksine për të rritur imunizimin kundër COVID-19 në popullatën e përgjithshme, tha Agjencia Evropiane për Sëmundjet Infektive.
“Në gjendjen aktuale të njohurive, nuk ka nevojë urgjente për të administruar doza përforcuese për personat e vaksinuar plotësisht në popullatën e përgjithshme”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në një deklaratë, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Përparësi duhet të jetë vaksinimi i njerëzve që nuk e kanë përfunduar ende vaksinimin e tyre”, shtoi ajo.
“Nga ana tjetër, doza shtesë tashmë duhet të merren parasysh për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar rëndë, si pjesë e vaksinimit të tyre fillestar, nëse ata nuk arrijnë një nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje”, shtoi agjencia evropiane.
Sipas ECDC, të gjitha vaksinat e autorizuara në BE, aktualisht, janë shumë mbrojtëse kundër shtrimit në spital dhe formave të rënda të lidhura me COVID-19, ndërsa një në tre të rritur mbi 18 vjeç nuk është vaksinuar ende plotësisht.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’