Lajme
Inicimi, themelimi dhe jetësimi i Shoqatës “Mërgimi” në Kantonin Uri
Entuziazmi i mërgimtarëve të Kantonit Urit, pas informimit mbi regjistrimin e shoqatës ishte shumë i madh, edhe euforik në disa çaste
Është një kohë e shkurtër kur në Kantonin e heroit të njohur zviceran Wilhelm Tell-it në Uri, mërgata shqiptare e këtij kantoni mori një vendim pas disa tentimeve e iniciativa të ndërrmarra për themelimin e një shoqate kulturore shqiptare me emrin Shoqata Kulturore “Mërgimi” në Uri (SHKMU).
Nga një grup mërgimtarësh të rinj, entuziastë e me energji pozitive, si dhe me ambicie të larta, arritën që në letrën e bardhë të nxjerrin Statutin dhe të njëjtën ta kurorëzojnë duke e regjistruar në organet kompetente të Kantonit.
Entuziazmi i mërgimtarëve të Kantonit Urit, pas informimit mbi regjistrimin e shoqatës, ishte shumë i madh, e nganjëherë edhe euforik në disa çaste.
Pas konsolidimit, u vendos mbi një organogram strukturor të udhëheqjes së shoqatës. E fill pas kësaj, ishte kërkesa imediate e Kryesisë, që sa më shpejt që është e mundur të riorganizohemi për kremtimin e festës së 28 Nëntorit, në mënyrë që kjo iniciativë e qëlluar në fund të kurorëzohet komplet!
Mobilizimi ishte grandioz!
Të gjithë u mobilizuan, pavarësisht moshës e gjinisë, i madh e i vogël, kontribuuan duke u obliguar që detyrat e shpërndara nga kryesia, të zbatohen me një kujdes të veçantë e bindës.
Ishin që të gjithë të ekzaltuar dhe të motivuar, që gjithçka të shkojë mirë!
Kështu edhe ndodhi, në fund ishte gjithçka gati për kremten e 28 Nëntorit.
Salla ku do të mbahej manifestimi ishte e dekoruar e kampatibël Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Grupi i fëmijëve e muzika uzurpuan skenën, ndërsa mysafirët ngarendin pa ndërprerë dhe brenda pak minutave e tërë salla u mbush.
Moderatorja e programit festiv, znj. Arbnora Osmani, përuroi të gjithë të pranishmit në këtë kremte. Mandej ajo ftoi kryetarin zt. Buran Krosa për një fjalë rasti. Ai i përshëndeti mysafirët e pranishëm dhe i përgëzoi për këtë festë madhështore, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen, mirëvajtjen dhe angazhimin e kësaj feste, deri në ato çaste kur ai fliste.
Ai në fund ftoi në skenë zonjën Begije Berisha dhe e falënderoi përzemërsisht për këmbënguljen e saj nga organet e komunës së Altdorfit, që sallën ta kemi në disponim pa pagesë! E në shenjë falënderimi, znj. Berisha iu dhurua një buqetë lulesh.
Dhe kështu filloi manifestimi i kremtes së 28 Nëntorit nga grupi i fëmijëve, të cilët kënduan Himnin tonë Kombëtar dhe recituan disa vjersha e këngë patriotike kushtuar po kësaj dite. Programi ishte i ngjeshur, shumëngjyrësh e muzikor, absolut solemn, me një pjesëmarrje mbi 40% të mërgatës së Kantonit Urit e më gjerë.
Synimet e SHKMU-s
Shoqata Kulturore “Mërgimi” synon që në një kohë të afërt dhe me një bashkëpunim të bashkatdhetarëve, të sfidojë veten me hapjen e një shkolle të re në gjuhën shqipe në Kantonit Uri. Synim tjetër eksplicit është, dhe kërkohet me ngulmë një lokal, ku do të mund të organizohen të rejat e të rinjtë me aktivitetet e ndryshme të tyre në ngritjen shoqatës kulturore “Mërgimi” në Uri.
Ata nga ngazëllimi dhe dëshira për të ndihmuar jo vetëm mërgimtarët e kantonit Urit, por edhe më gjerë, aty ku ka nevojë.
Kryesia edhe një herë falënderon përzemërsisht të gjithë, e në veçanti falënderon kuzhinierët laikë për përgatitjen e tyre kreative e mbresëlënëse.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur