Integrimi
Iniciativë për të drejtën e votës për të huajt
"Kjo iniciativë ndihmon në ndërtimin e demokracisë. Ajo po ashtu e ngre më lartë autonominë e komunave dhe promovon integrimin e shtetasve të huaj me qëndrim të gjatë në Zvicër"
Shtetasit e huaj me qëndrim të gjatë në Kantonin e Cyrihut do të duhej të kenë të drejtë vote në komunat ku jetojnë. Këtë synim e kanë bartësit e iniciativës “Për më shumë demokraci”, e cila do të dalë në votim më 22 shtator. Por, iniciativa nuk kërkon që kjo e drejtë tu njihet të huajve në mënyrë automatike. Kompetenca për të vendosur nëse ata do të kenë këtë të drejtë ose jo, duhet t`u mbetet komunave.
Këto të fundit pastaj të drejtën për të votuar në çështjet që kanë të bëjnë me komunën do t`ia ndanin atyre të huajve të cilët jetojnë në Zvicër më së paku 10 vitet e fundit ndërsa banojnë në komunën përkatëse së paku 3 vjet pa ndërprerje. Veç të gjithave, të huajt që janë të interesuar të votojnë, duhet ta bejnë vetë kërkesën për këtë.
Sipas iniciatorëve, kjo iniciativë ndihmon në ndërtimin e demokracisë. Ajo po ashtu e ngre më lartë autonominë e komunave dhe promovon integrimin e shtetasve të huaj me qëndrim të gjatë në Zvicër, shkruan nzz.ch. E drejta për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve përforcon ndjenjën e përgjegjësisë së tyre dhe është hapi i parë drejtë fitimit të shtetësisë (natyralizimit).
Iniciativën e ka nisur shoqata “Second@s” dhe e kanë mbështetur qarqet sindikaliste, organizatat e të huajve dhe politikanë të partive të ndryshme, përfshirë edhe ato të spektrit të djathtë.
Ndërsa në Parlamentin e Kantonit, në favor të iniciativës janë shprehur vetëm SP/PS, të Gjelbrit, AL dhe GLP. Ndërsa kundërshtarët thonë se të drejtat politike dhe e drejta e shtetësisë duhet të jenë të përbashkëta. Ata që duan të kenë të drejtën e votës, kanë mundësinë të kërkojnë të bëhen shtetas të Zvicrës, sipas këtyre të fundit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës