Shkurt.ch
Iniciativë për të ardhurat bazë pa punë!
Sipas llogarive të bartësve të kësaj iniciative, zbatimi i saj do të kushtonte 200 miliardë franga
Në Bernë ka filluar grumbullimi i nënshkrimeve për iniciativën “Për të ardhura bazë të pakushtëzuara”.
Iniciuesit konsiderojnë se të ardhurat bazë janë një e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme qytetar për ekzistencë. Sipas tyre, secili qytetar duhet të marrë për çdo muaj nga 2500 franga, pavarësisht a punon a jo, ndërsa fëmijët do të merrnin një të katërtën e kësaj shume.
Sipas llogarive të bartësve të kësaj iniciative, e gjithë kjo do të kushtonte 200 miliardë franga. 110 miliardë prej tyre do të nxirreshin nga tatimi për konsum, të cilat do të orientoheshin në arkën e të ardhurave bazë ndërsa 70-80 miliardë tjera përmes kursimeve të enteve sociale. Ndërkaq edhe për iniciatorët mbetet e hapur se si do të siguroheshin 20 deri 30 miliardët e mbetur.
Sipas një shpjegimi të tyre, një i punësuar me rrogën 5000 franga në muaj, 2500 do t`i merrte nga fondi i “të ardhurave bazë” dhe 2500 të tjera në emrin e rrogës. Ndërsa të papunësuarit do të marrin vetëm bazën, pra 2500 franga.
Një iniciativë e ngjashme pati dështuar vitin e kaluar duke mos mundur të grumbullonte numrin e nevojshëm prej 100 mijë nënshkrimeve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës