Shkurt.ch

Iniciativë për energji të ripërtërishme

Kjo iniciativë kërkon që deri në vitin 2030 së paku gjysma e nevojave për energji në Zvicër të mbulohet me energji të ripërtërishme

Partia Socialdemokrate e Zvicrës ka grumbulluar 100 mijë nënshkrimet e nevojshme për iniciativën e saj “Cleantech”.

Kështu ka pohuar një zëdhënës i kësaj partie, i cili ka theksuar se dorëzimi i iniciativës te organet kompetente do të bëhet pas pushimeve verore, njofton drs.ch.

Kjo iniciativë kërkon që përmes votimit, të vendoset që deri në vitin 2030 së paku gjysma e nevojave për energji në Zvicër të plotësohet me energji të ripërtërishme.

Për tu bërë kjo gjë e mundshme, shteti duhet të stimulojë inovacionet në lëmin e energjisë si dhe të subvencionojë zhvillimet që përmirësojnë efikasitetin e energjisë.

Bartësit e iniciativës vlerësojnë se përmes kësaj mund të krijohen 100 mijë vende të reja të punës.