Shkurt.ch

Iniciativë e re për dëbimin e të huajve kriminelë

Një iniciativë e parë me po këtë moto, qe votuar me shumicë nga votuesit zviceranë në vitin 2010

SVP/UDC, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, ka nisur të martën iniciativën e dytë për referendum popullor me të cilën kërkon dëbimin e të huajve kriminalë. Siç dihet një iniciativë e parë me po këtë moto, qe votuar me shumicë nga votuesit zviceranë në vitin 2010.

E pakënaqur me jetësimin në praktikë të iniciativës së përmendur, SVP-UDC ka rinisur atë, kësaj here duke mbledhur nënshkrime për “iniciativën e jetësimit”.

Iniciativa e parë ka qenë me formulime përgjithësuese dhe i jep paralemnetit haopësisrë veprimi. Sipas SVP-së “qeveria federale po luan me zvarritje dhe bishtnim nga synimi që ka pasur iniciativa fillimisht.

Nga ana e saj, qeveria thotë se nuk ka qëndruar duarkryq lidhur me iniciativën e votuar dy vite më parë. Para sdy muajsh ajo ka prezantuar dy variante për zbatimin e iniciativës. Njëri variant parasheh përjashtime nga rregulli për dëbimin e të huajve të kriminalizuar dhe shkallën minimale të dënimit për të cilën mund të dëbohet i huaji. Ky variant është më i butë dhe këtë e favorizon qeveria. Ndërsa varianti i dytë është më i ashpër dhe pothuaj tekstualisht i njëjtë me iniciativën e re të SVP-UDC-së.

Por, kjo e fundit ka vendosur që sërish të mbledhë nënshkrime për iniciativë pasi që nuk ka besim se parlamenti do të miratojë variantin e ashpër.