Shkurt.ch

Iniciativa ”1:12”, në kundërshtim me logjikën ekonomike!

Kundër iniciativës kanë votuar 18 anëtarë të komisionit ndërsa në favor të saj vetëm 7

Komisioni për ekonomi dhe çështje të tatimeve i Këshillit Nacional të Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë inciaitivën “Për paga të drejta” të Juso-s, të njohur më shumë si “iniciativa 1:12”.

Kundër iniciativës kanë votuar 18 anëtarë të komisionit ndërsa në favor të saj vetëm 7.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të komisionit, kanë dënuar pagat enorme që u paguajnë disa ndërmarrje menaxherëve të tyre të lartë. Por ata kanë shtuar se një iniciativë e tillë është e papranueshme në një rend ekonomik liberal si ai i Zvicrës dhe do të shkelte lirinë ekonomike.

Iniciativa kërkonte që në paga më e lartë një ndërmarrje të mos e tejkalojë më shumë se 12 fish pagën më të ulët.