Kosova

Informatë e rëndësishme rreth procedurave të reja për aplikim për vizë

Nga 3 shtatori kërkesat për vizë Schengen për Zvicër, Francë, Austri dhe Beneluks duhet të dorëzohen nëpërmjet agjencisë lokale të nënkontraktuar TLScontact, e cila do t’i përcjellë ato nga qendra e dorëzimit deri në Ambasadën Zvicerane në Prishtinë për përpunim të mëtutjeshëm.

Personat që dëshirojnë të bëjnë kërkese për vizë mund të aplikojnë përmes internetit dhe të bëjnë termin në faqen e TLScontact.