Lajme
Informacione rreth udhëtimeve hyrëse në Gjermani, karantinës dhe aplikimeve për vizë
Informacione aktuale rreth udhëtimeve hyrëse në Gjermani, rregullave të karantinës dhe aplikimit për vizë, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht mund të lëshohen viza vetëm në rastet përjashtimore paraqitur më poshtë:
Aplikimet, që përfshihen në rastet përjashtimore të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse.
– Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në shëndetësi, personeli i kujdesit
– Punonjës të kufirit, personel në transportin e mallrave dhe në sektorë të tjerë të nevojshëm (ekuipazh avioni)
– Diplomatë, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, asistentë humanitarë nëse duhet të ushtrojnë funksionin e tyre
– Pasagjerë tranzit (edhe ata që kthehen në vendin e origjinës përmes asistencës konsullore) që dëshmojnë vijimin e udhëtimit për shembull përmes një bilete avioni apo treni
– Pasagjerë, që udhëtojnë për arsye të detyrueshme familjare (informacione në këtë kontekst jep vetëm Policia Federale) Kontakt: https://www.bundespolizei.de/Web/DE/_Home/home_node.html
– Persona, që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare apo që kanë arsye të tjera humanitare.
Aplikime për Bashkim Familjar
Aplikime si fuqi punëtore e kualifikuar nga kategoritë e mëposhtme:
– Fuqi punëtore e kualifikuar me një ofertë konkrete të një vendi pune sipas përcaktimeve të FEG (Ligjit për imigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar), dëshmuar përmes deklaratës rreth marrëdhënies së punësimit
– Shkencëtarë / kërkues shkencorë
– Delegime dhe ICT kufizuar në nivel drejtuesish dhe ekspertësh
– Drejtues
– Ekspertë
– Punësime me interes të veçantë publik
Kusht paraprak për çdo rast është Prezenca e Detyruar në Gjermani (për shembull përmes kontratës së punës) si dhe të bëhet e besueshme që punësimi është i nevojshëm në pikëpamje ekonomike dhe që puna nuk mund të shtyhet në kohë apo nuk mund të kryhet nga jashtë vendit (përmes paraqitjes së një vërtetimi nga ana e punëdhënësit / porositësit). Domosdoshmëria ekonomike i referohet marrëdhënieve ekonomike dhe / ose ekonomisë së Gjermanisë apo tregut të brendshëm. Gjatë udhëtimit duhet të mbahet me vete dokumentacioni përkatës në provë të sa më sipër, i cili duhet të paraqitet gjatë kontrollit në kufi.
Studentë, studimet e të cilëve nuk mund të realizohen në mënyrë të plotë nga jashtë vendit. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata që kanë një dokument pranimi nga universiteti (edhe kur studimet paraprihen nga një kurs gjuhe apo praktikë). Nuk bëjnë pjesë këtu aplikantët për studime dhe të gjithë ata që duan të udhëtojnë për shembull për një kurs gjuhe dhe më pas duan të kërkojnë një mundësi studimi (kurs gjuhe i izoluar). Vizat C për studentë do vazhdojnë të mos jepen. Është e domosdoshme të dëshmohet detyrimi i prezencës në Gjermani përmes një vërtetimi të institucionit të arsimit të lartë (p.sh. me email); dokumentacioni duhet të paraqitet gjatë kontrollit në kufi.
- Kufizime të udhëtimeve hyrëse në Gjermani
Hyrjet nga Shqipëria përgjithësisht janë të pamundura për shkak të kufizimeve ekzistuese të udhëtimeve hyrëse. Informacione të mëtejshme gjeni nën termin nevoja të domosdoshme. Jeni të lutur që në rast nevoje përpara nisjes së udhëtimit të kontaktoni Policinë Federale, e cila jep informacione rreth kritereve përjashtimore. Kontakt: https://www.bundespolizei.de/Web/DE/_Home/home_node.html
Për hyrjet në Gjermani janë në fuqi kufizime udhëtimesh nga shumë shtete. Jeni të lutur që përpara udhëtimit të informoheni edhe pranë Ministrisë së Brendshme Federale BMI, se cilat janë rregullat që vlejnë për udhëtimin nga vendi, prej nga niseni, drejt Gjermanisë..
Në parim udhëtimet hyrëse janë të mundshme nga shtetet e mëposhtme:
Vendet anëtare të BE-së
Shtetet të asociuara të Schengen-it: Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajn
Shtete të tjera, udhëtimet hyrëse prej të cilave janë të mundshme nisur nga vlerësimi epodemiologjik i situatës përmes BE-së (shih listën pozitive)
- Rregullore e karantinimit në rast hyrjeje në Gjermani
Për udhëtimet hyrëse nga Shqipëria udhëtarët në parim duhet që menjëherë pas mbërritjes të futen në vetkarantinë 14-ditore.
Informacion
Detyrimi i karantinës nuk ekziston nëse përmes një testi të realizuar jo më herët se 48 orë përpara mbërritjes arrihet të dëshmohet mungesa e një infeksioni nga Covid-19. Detajet për këtë mund t’i gjeni në Përjashtim: kur dëshmohet rezultati negativ i testit.
Informacion
Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen nga landet federale. Pas një dakordësie mes landeve federale dhe Qeverisë Federale Ministria e Brendshme Federale ka realizuar një urdhëresë tip, të cilën landet federale e kanë bëtë të tyren në pjesën më të madhe të saj.
Në rast hyrjeje në Gjermani nga një periudhë qëndrimi paraprak në një zonë risku në 14 ditët e fundit
Ju duhet që menjëherë pas mbërritjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj,
të izoloheni në shtëpi, dhe të njoftoni me email apo telefon zyrën përgjegjëse për rastin tuaj, që zakonisht është Zyra e Shëndetësisë, në vendin e banimit / qëndrimit tuaj.
Informacion
Me qëndrim paraprak në një zonë risku nënkuptohet qëndrimi në një moment kohor të çfarëdoshëm të 14 ditëve të fundit përpara hyrjes në Gjermani.
Vendimtar në këtë rast është fakti, nëse ajo zonë ka qenë e cilësuar si zonë risku në momentin e hyrjes në Gjermani apo jo (pra, jo dmosdoshmërisht në momentin e qëndrimit).
Përjashtim: Tranzit
Detyrimi për izolim shtëpiak nuk vlen në rastin e qëndrimeve tranzit. Por në një rast të tillë jeni i detyruar të largoheni menjëherë nga Gjermania.
Përjashtim: kur testi rezulton negativ
Nëse mund të dëshmoni që nuk jeni infektuar nga virusi SARS CoV-2, atëherë këto rregulla karantinimi nuk vlejnë.
Dëshmia duhet të jetë në formën e një çertifikimi mjekësor. Testi molekularo-biologjik lidhur me ekzistencën e një infektioni nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë para hyrjes (pra materiali duhet të jetë marrë jo më shumë se 48 orë përpara hyrjes). Testi duhet të jetë bërë në një shtet të Bashkimit Evropian apo në një Shtet me standarde të krahasueshme cilësie.
Në dijeninë e Ambasadës Gjermane në Tiranë, në Shqipëri testi molekularo-biologjik nuk mund të bëhet në varësi të dëshirës, pra pa patur simptoma të sëmundjes.
Alternativë për këtë do të ishte kryerja e testit pas mbërritjes në vendin e kalim-kufirit, ose në vendin ku do të qëndrohet.
Rezultati i testit duhet të ruhet për një periudhë minimalisht 14-ditore – pavarësisht faktit nëse testi është bërë para apo pas mbërritjes – dhe i paraqitet Zyrës së Shëndetësisë, nëse kjo e fundit e kërkon.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane