Lajme
Informacione për ndryshime në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt Austrisë
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka bërë të ditur se për shkak të përkeqësimit të situatës Covid -19 në Austri, disa ndryshime janë bërë në rregullat e hyrjes në Austri lidhur me vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit, testet për Covid-19 dhe testet për antitrupat, shkruan albinfo.ch.
Në postim thuhet se nga 22 nëntori 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar (vlefshmëria 180 ditë), të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen. Ndryshon:
- Vlefshmëria e certifikatës së vaksinimit reduktohet nga 360 ditë në 270 ditë.
- Testi i antitrupave, si dhe testi antigen për Covid-19 nuk janë më të vlefshëm si dëshmi e një rreziku të ulët epidemiologjik për hyrje
Ndërkohë, nga 22 nëntori 2021, udhëtarët e PAVAKSINUAR mund të hyjnë në Austri, por duhet të regjistrohen paraprakisht në formularin Pre Travel Clearance https://entry.ptc.gv.at/en.html , të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.
- Vetëm testet PCR (72 orë nga marrja e kampionit) janë të vlefshme.
- Duke filluar nga data 19 nëntor 2021, për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Austrisë dhe do të qëndrojnë në hotel, apo do frekuentojnë restorante, bare, kinema, teatër, opera, muze etj., apo do të marrin pjesë në aktivitete me më shumë se 25 persona duhet të paraqesin përveç certificatës së vaksinimit, ose shërimit edhe test PCR për Covid-19 të 48 orëve të fundit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih