Lajme
Inflacioni vjetor në eurozonë tejkalon të gjitha kohërat
Inflacioni vjetor i konsumatorit në Eurozonë shënoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 8,9 për qind këtë korrik, sipas një vlerësimi të shpejtë nga zyra e statistikave e Bashkimit Evropian (Eurostat).
Shifra, që është mbi parashikimet e tregut, u rrit nga 8,6 për qind një muaj më parë dhe 2,2 për qind një vit më parë.
“Energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në korrik (39,7 për qind, krahasuar me 42,0 për qind në qershor), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (9,8 për qind, krahasuar me 8,9 për qind në qershor), mallrat industriale joenergjetike (4,5 për qind, krahasuar me 4,3 për qind në qershor) dhe shërbimet (3,7 për qind, krahasuar me 3,4 për qind në qershor)”, tha Eurostat.
Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, gjithashtu është rritur në 4 për qind në korrik, kundrejt 3,7 përqindëshit të qershorit.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit janë rritur me 0,1 për qind në korrik.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












