Lajme
Inflacioni në Zvicër sërish shënon rënie, më i ulët se kudo në botë
Inflacioni është ulur më tej në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke rënë në 3 për qind. Është rënia e dytë radhazi
Në një krahasim ndërkombëtar, inflacioni në Zvicër është shumë i ulët. Ushqimi kushton pak më shumë çdo ditë, rezervuari i mbushur me karburant po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë, transmeton albinfo.ch. inflacioni aktualisht po e bën jetën më të shtrenjtë për shumë njerëz.
Në Zvicër, çmimet e konsumit në tetor ishin 3 për qind më të larta se në tetor 2021, sipas Zyrës Federale të Statistikave (BFS).
Në gusht, inflacioni kishte arritur kulmin, të paktën për një kohë, në nivelin 3.5 për qind. Kjo e kishte vendosur inflacionin në nivelin më të lartë në gati tridhjetë vjet.
Veçanërisht mallrat e importuara janë aktualisht ende më të shtrenjta, pasi kushtonë 6.9 për qind më shumë se një vit më parë. Në rastin e mallrave vendase, nga ana tjetër, inflacioni vjetor është vetëm 1.7 për qind.
Inflacion shumë i ulët në krahasim ndërkombëtar
Shikuar ndërkombëtarisht, Zvicra është një ishull kur bëhet fjalë për inflacionin. Për shembull, inflacioni në eurozonë ishte 10.7 për qind në tetor dhe kështu më i lartë se në çdo kohë që nga prezantimi i monedhës së përbashkët në 1999, transmeton albinfo.ch. Ngjashëm është dhe në SHBA dhe në shumë shtete tjera. Ndërsa rekordin e tij, inflacioni e ka shënuar në Turqi, ku ai tani është ngritur në shkallën 85.5%.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













