Ekonomi
Inflacioni në SHBA arrin në 7.9 për qind
Ҫmimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan të rriten edhe gjatë muajit të kaluar, duke e ҫuar normën vjetore të inflacionit në 7.9 për qind.
Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 1982 dhe një ndryshim i konsiderueshëm nga norma 7.5 për qind e raportuar në janar.
Rritja e çmimeve për energjinë, ushqimet dhe strehimin tejkaluan rritjen e pagave, duke reduktuar të ardhurat e konsumatorëve familjarë.
Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit në mbledhjen e këtij muaji.
SHBA-ja dhe shumë pjesë të tjera të botës kanë qenë duke u përballur me një inflacion të lartë për muaj me radhë, pasi një rritje e kërkesës, e nxitur pjesërisht edhe nga ndihmat ekonomike gjatë pandemisë COVID-19, u ndesh me kufizime në anën e ofertës, me mungesën e fuqisë punëtore dhe me problematika të tjera.
Lufta në Ukrainë vetëm sa i ka shtuar problemet, duke nxitur një rritje globale të çmimeve të energjisë, sepse Perëndimi dhe aleatët e tij po evitojnë blerjen e naftës nga Rusia, e cila ofron rreth 7 për qind të furnizimit botëror me naftë.
Gjatë 12 muajve të fundit, indeksi i energjisë është rritur më shumë se 25 për qind, ndërsa benzina është rritur me plot 38 për qind.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih