Lajme
Inflacioni në Eurozonë arrin në 9.9 për qind
Inflacioni vjetor në Eurozonë për muajin shtator ka arritur në 9.9 për qind.
Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave, në gusht kjo normë ishte 9.1 për qind, kurse në shtator të vitit 2021 ishte 3.4 për qind.
Sa i përket Bashkimit Evropian, norma e inflacionit në shtator 2022 ishte 10.9 për qind nga 10.1 për qind në gusht, kurse një vit më herët ishte 3.6 për qind.
Normat më të ulëta u regjistruan në Francë, me 6.2 për qind, Maltë me 7.4 për qind dhe Finlandë me 8.4 për qind.
Derisa vlerat më të larta u regjistruan në Estoni me 24.1 për qind, Lituani me 22.5 për qind dhe Letoni me 22 për qind.
“Kontributi më i lartë në normën e inflacionit të Eurozonës erdhi nga energjia me 4.19 pikë përqindje, ndjekur nga ushqimi, alkooli e duhani me 2.47 pikë përqindje, shërbimet me 1.80 pikë përqindje dhe mallrat industriale joenergjetike me 1.47 pikë përqindje”, thuhet në raport.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?