Lajme
Inflacioni në Austri besohet se arriti në 8 për qind në maj
Në Austri do të ketë inflacion të lartë deri në fund të verës
Statistikat vlerësojnë se inflacioni në Austri arriti 8.0 për qind në maj, duke u rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga vjeshta 2021. Inflacioni ishte më i lartë se sa pritej në maj për shkak të efekteve të embargos së naftës ndaj Rusisë, por edhe për shkak të rritjes së tarifave të energjisë elektrike dhe gazit, njofton albinfo.at.
Eksperti i Institutit Austriak të Kërkimeve Ekonomike (WIFO), Josef Baumgartner, tha se këto rritje tashmë po reflektohen në çmimet e ushqimeve dhe mallrave të konsumit.
Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të jenë më të larta në muajt e ardhshëm për shkak të luftës në Ukrainë.
Përveç kësaj, ka pasur vonesa në dorëzim për shkak të bllokimeve në portet në Shangai, të cilat e kanë përkeqësuar problemin.
Baumgartner parashikon se do të ketë inflacion të lartë deri në fund të verës, ndërsa norma e inflacionit do të bjerë në vjeshtë. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’