Lajme
Inflacioni ndikon në rritjen e çmimit të kafes dhe kakaos
Inflacioni, i cili ka tronditur të gjithë botën, po rritet çdo ditë, pavarësisht njoftimeve për ulje. Çmimet janë rritur kudo dhe trendi rritës do të vazhdojë. Ndër artikujt që tronditën më shumë tregun, janë rritja drastike e çmimeve të kakaos dhe kafesë.
Mediat botërore njoftojnë se ky trend pritet të vazhdojë dhe të arrijë çmimet e larta rekord të kafesë. Aktualisht çmimi i kafesë së papërpunuar është rritur me më shumë se 70% krahasuar me fillimin e vitit dhe 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Reduktimi i prodhimit të kokrrave të kafesë së papërpunuar në vende të tilla si Brazili dhe Kolumbia, të cilët janë një nga prodhuesit kryesorë të kafesë në botë, ka sjellë gjithashtu një rritje të çmimeve në nivel global. Përveç kësaj, thatësirat dhe kushtet ekstreme klimatike, si dhe ndërprerja e kanaleve të shpërndarjes dhe problemet logjistike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, e përkeqësuan edhe më shumë situatën dhe ndikuan negativisht në çmimin e kafesë.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra