Ukraina
Inflacion rekord në Eurozonë për shkak të luftës në Ukrainë
Inflacioni në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët të euros preku rekordin prej 8.1% në muajin maj nga rritja e kostos së energjisë, e nxitur pjesërisht nga lufta në Ukrainë.
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, inflacioni ka kaluar kështu rekordin e kaluar prej 7.4% i arritur në mars dhe prill.
Çmimet e energjisë u rritën 39.2 për qind, duke treguar se si lufta e shoqëruar me problemet globale të furnizimit po e bëjnë jetesën më të shtrenjtë për 343 milionë banorët e Eurozonës.
Edhe çmimet e ushqimeve u rritën 7.5 për qind, një tjetër shenjë se lufta po ngre çmimet në mbarë botën, pasi Rusia dhe Ukraina janë furnizuesit kryesorë të globit me drithëra.
Çmimet për produkte, si veshjet, aparaturat, automjetet, kompjuterët dhe librat u rritën 4.2%. Ndërsa çmimet e shërbimeve 3.5 %.
“Po flasim për nevojën për të mbrojtur shtresën më të cenueshme, për njerëzit që janë në vështirësi ekonomike. Nevoja për mbrojtje sociale duhet të kthehet në faktor të mënyrës së reagimit të qeverive. Ne po kërkojmë dialog dhe bashkimin e qeverive, punëdhënësve dhe punëtorëve për të gjetur zgjidhjen e duhur në një situatë shumë të vështirë. Vetëm kështu arrihet një zgjidhje legjitime dhe e pranueshme”, tha Guy Ryder, nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Sipas Eurostat, bëhet fjalë për nivelin më të lartë të inflacionit që prej vitit 1997. Shifrat e fundit rrisin presionin ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat e interesit nga nivelet ultra të ulëta, me qëllim kontrollin e rritjes së çmimeve./Euronews.al
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës