Lajme
Infermierët në Gjenevë kërkojnë rritje të menjëhershme të pagave
Punëtorët e infermierisë kanë pritur më shumë se 15 vjet që pagat e tyre të rriten, ka thënë sekretarja e sindikatës, Sandra Froidevaux
Në Gjenevë, punëtorët shëndetësorë kanë bërë thirrje për rritje të menjëhershme të pagave për dy kategori të të ardhurave, raporton srf.ch.
Infermierët, terapistët fizikalë, teknikët e radiologjisë dhe pastruesit tani presin shprehje të vërtetë të mirënjohjes për vendet e tyre të punës, thonë sindikatat.
Punëtorët e infermierisë kanë pritur më shumë se 15 vjet që pagat e tyre të rriten, është shprehur sekretarja e sindikatës, Sandra Froidevaux pas një tubimi pranë Spitalit Universitar të Gjenevës, transmeton albinfo.ch. Rreth një duzinë pjesëmarrësish kishin fishkëllyer më parë kundër qeverisë, në tubimin spontan nën shiun që po binte.
Kërkesa për rivlerësimin e pagave figuron në një peticion të përpiluar nga sindikatat. Bëhet fjalë për kërkesën drejtuar qeverisë së Gjenevës me më shumë se 4,500 nënshkrime, në shtatorin e kaluar.
Por Këshilli i Shtetit ishte i mendimit që aplikimet duhej të bëheshin sipas sektorëve, përcjell albinfo.ch. Kjo përgjigje është një goditje shuplake në fytyrën e personelit shëndetësor, ka kritikuar Froidevaux.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës