Shkurt.ch

Industria zvicerane, 5 për qind rritje

Në tremujorin e dytë të këtij viti (prill-Qershor) industria zvicerane ka prodhuar 5 për qind më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë. Mirëpo, dallimi në mes të degëve të industrisë sa i përket rritjes është mjaft i madh.

Kështu, sipas Zyrës Federale për Statistikë, më së shumti rritje ka shënuar industria farmaceutike, me 17.8 për qind. Edhe industria e orëve ka treguar një performansë të shkëlqyer duke rritur prodhimin për 13.6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, rënien më të madhe të prodhimit e ka pësuar industria e makinave. Ajo, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti  ka pasur një zvogëlim të prodhimit prej 13.2 për qind.