Lajme

Industria farmaceutike zvicerane pagoi 218 milionë CHF për ofruesit e kujdesit shëndetësor

Në vitin 2022, industria farmaceutike zvicerane transferoi rreth 218 milionë CHF te mjekët, spitalet dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor, sipas vetëdeklarimit të 65 kompanive farmaceutike, ndërsa Novartis kryesoi listën me 31 milionë CHF, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Industria, që nga viti 2015 ka raportuar pagesat e saj tek ofruesit e kujdesit shëndetësor sipas Kodit të saj të Bashkëpunimit Farmaceutik teksa gjatë tetë vjetëve, kompanitë kanë paguar gjithsej 1.4 miliardë CHF për profesionin mjekësor dhe spitalet.

Sipas Scienceindustries, pagesat rregullohen me ligj dhe autorizohen për kërkime, edukim të vazhdueshëm, konsulencë dhe shërbime të tjera. Industria liston marrësit individualisht dhe me emër.