Kuriozitete
Industria evropiane e teknologjisë humbi 400 miliardë dollarë
Sipas shoqërisë së kapitalit të sipërmarrjes, Atomico, këtë vit, industria europiane e teknologjisë ka humbur në vlerë më shumë se 400 miliardë dollarë.
Vlera e kombinuar e të gjithë kompanive teknologjike europiane publike dhe private ka rënë në 2.7 trilionë dollarë nga kulmi prej 3.1 trilionë dollarësh në fund të vitit 2021, deklaroi Atomico në raportin e përvitshëm “State of European Tech”.
Të dhënat theksojnë se për sektorin teknologjik ka qenë një vit i vështirë. Aksionet e kompanive teknologjike, njëherë e një kohë mjaft të vlerësuara, kanë qenë nën presion për shkak të disa faktorëve globalë, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe një politikë monetare më e rreptë.
Rezerva Federale dhe banka të tjera qendrore po rrisin normat dhe po rishikojnë stimujt e kohës së pandemisë për të shmangur rritjen e inflacionit. Kjo ka shtyrë investitorët të rivlerësojnë pozicionet e tyre në shoqëritë teknologjike në humbje, vlerat e të cilave mbështeten zakonisht në pritjet e flukseve monetare të ardhshme.
“Ka qenë një vit i vështirë – lufta në Ukrainë, inflacioni, rritja e normave të interesit, tensionet gjeopolitike në të gjithë kontinentin” – deklaroi për CNBC, Tom Wehmeier, partner i Atomico. “Është mjedisi makroekonomik më i vështirë që nga kohërat e krizës financiare globale”.
Në Europë, disa shoqëri kanë regjistruar rënie të mprehtë të vlerës së tyre në treg. Klarna, grupi suedez “buy now, pay later”, reduktoi vlerësimin e tij me 85%, nga 45,6 në 6,7 miliardë dollarë, në një të ashtuquajtur “down round”. Edhe aksionet e shërbimit streaming muzikor, Spotify, ranë me më shumë se 60% në vitin e fundit.
Sipas raportit Atomico, i mbështetur në të dhëna sasiore dhe sondazhe në 41 vende, financimet e përgjithshme të kapitalit sipërmarrës të startup-eve europiane pritet të bien në 85 miliardë dollarë këtë vit. Bëhet fjalë për një rënie prej 18% krahasuar me më shumë se 100 miliardë dollarë të mbledhura nga startup-et europiane në vitin 2021.
Megjithatë, sipas Atomico, kjo është shuma e dytë më e lartë e investuar ndonjëherë në ekosistemin teknologjik europian. Vitin e kaluar, investimet teknologjike europiane arritën rekordin falë rritjes së pjesëmarrjes së investitorëve amerikanë.
Ngadalësimi nisi në pjesën e dytë të vitit
Sipas Atomico, në gjysmën e parë të vitit 2022, sektori teknologjik europian ishte në zgjerim, kur nivelet e investimeve ishin ende 4% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Megjithatë, investimet nisën të ngadalësohen në korrik dhe u tkurrën më tej në gusht dhe në shtator. Që prej atëherë, nivelet e investimeve mujore kanë qenë mesatarisht rreth 3 deri në 5 miliardë dollarë, në përputhje me nivelet e vitit 2018.
Edhe ritmi i krijimit të kompanive “njëbrirëshe” u ngadalësua, ku numri i “njëbrirëshve” të rinj mbi 1 miliard dollarë të krijuar në 2022 ra në 31 nga 105 vitin e kaluar.
Sipas raportit, këtë vit, kompanitë me seli në Europë pushuan më shumë se 14 mijë punonjës, ose 7% të totalit të pushimeve nga puna në nivel global/cnbc
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik