Uncategorized
Ekspozohen produktet kosovare të drurit në tregun evropian
Gjatë muajit janar 2019, katër prodhues kosovarë nga industria e përpunimit të drurit do të prezantojnë produktet dhe zgjidhjet e tyre për enterier në panairin më të madh evropian të kësaj industrie. Është hera e tretë që Kosova prezantohet në panairin IMM Këln (Gjermani), Panairi i mobilierisë dhe enterierit.
Kompanitë ELNOR,ALBED,GRANITI DHE VENTIUS do të marrin pjesë në panairin IMM që mbahet në datat 14 – 20 janar 2019. Në panairin IMM, furnizuesit dhe vendimmarrësit nga tregjet më të mëdha të sektorit të dizajnit të enterierit nga e gjithë bota përcaktojnë të ardhmen e këtij biznesi.
Në IMM kompanitë kosovare po prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divanë, tryeza, karrige, dyshekë dhe elemente të ndryshme për enterier.
“Prodhuesit kosovarë po e arrijnë me sukses synimin e tyre që të jenë të pranishëm në tregun evropian, me produktet dhe cilësinë që ofrojnë, deri tani eksportet përgjatë vitit si rezultat i pjesëmarrjes në këtë panair kanë qenë të larta”, thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës. “Pjesëmarrja në këto panaire është e një rëndësie strategjike për kompanitë dhe për industrinë e drurit të Kosovës, pasi shërben si prezantim dhe pikë hyrjeje në tregun gjerman dhe shtete të tjera në botë, pasi vizitorët janë anekënd botës”, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrja e kompanive në këtë panair mbështetet nga: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), UNDP, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), USAID dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Mbështetja koordinohet nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës SHPDK.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën