Bota
Indonezia goditet nga cunami
Një cunami i fortë është shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 7.5 i cili ka goditur një qytet bregdetar indonezian.
Siç raporton BBC, një valë deri në 2 metra e lartë përfshiu Palun në ishullin e Sulawesi, jo shumë kohë pasi autoritetet kishin ngritur një paralajmërim për cunamin.
Videot në mediat sociale tregojnë njerëzit që bërtitnin dhe iknin në panik dhe një xhami në mesin e ndërtesave të dëmtuara.
Zyrtarët kanë raportuar pesë vdekje – por nuk është e qartë nëse ato ishin si rezultat i cunamit.
Muajin e kaluar, një sërë tërmetesh goditën ishullin indonezian të Lombokut, duke vrarë qindra njerëz – më e madhja më 5 gusht vrau më shumë se 460 persona.
Tërmeti goditi vetëm Sulawesi qendrore në një thellësi prej 10 kilometrash mbrëmë pak para orës 18:00.
Një paralajmërim për cunami u lëshua, por u hoq brenda orës.
Videoja dramatike e cunamit që goditi Paluan tregon valët e larta që rrënojnë disa ndërtesa dhe pastaj xhaminë e madhe të tiltuar në qytet, rreth 80 km nga epiqendra e tërmetit.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër