Bota
Indonezi: Ligji i ri, burg për ata burra që tradhëtojnë gratë
Indonezia po përgatitet të miratojë një ligj të ri e të shumë diskutuar, i cili kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.
Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore. Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha driten jeshile të mërkurën.
Human Rights Watch e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”, ndërsa u bëri thirrje ligjvënësve vendas të heqin nenet e diskutueshme përpara se projektligji të aprovohet.
Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por mburret duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje