Lajme
Indeksi gjerman i aksioneve, në nivel rekord
Investimet në aksione konsiderohen si një bast për të ardhmen. E ky bast, sipas mendimit të shumë investuesve, ka perspektivë – indeksi gjerman i aksioneve Dax arriti rekord të ri, raporton DW, përcjell Albinfo.ch.
Indeksi gjerman i aksioneve, Dax, shënoi (28.12) një rekord të ri duke arritur në deri në 13.818 pikë. Në shkurt pandemia e koronavirusit krijoi panik në bursë: atëherë 13.795 pikët e arritura brenda pak javësh ranë me 40 përqind. Vetëm ndërhyrjet masive me mbështetje financiare nga bankat e rezervave dhe qeveritë për ekonominë e prekur prej masave izoluese sollën kthesën. Me fundin e masave izoluese në shumë rajone ekonomia nisi të rimëkëmbet. Si lokomotivë konsiderohet në radhë të parë ripërtëritja në Kinë, vendi ku u shfaq për herë të parë virusi.
Analistët e Deutsche Bank shohin arsye për optimizëm. Lajmet për vaksinën javën e kaluar janë një fitore e pashembullt e shkencës. Kjo do të bëjë që të ketë një normalizim më të shpejtë të jetës së përditshme, ndryshe nga sa mendohej në fillim të pandemisë, deklaruan së fundi strategët e tregut të valutës Robin Winkler dhe George Saravelos. Ata parashikojnë, që një pjesë veçanërisht e rrezikuar e popullsisë në vendet e industrializuara deri në pranverë dhe e gjithë popullsia deri në mes të vitit 2021 do të mund të jenë imunizuar. Deri në normalizimin e jetës së përditshme dhe të jetës ekonomike investitorët i kanë shpresat ende tek ndihmat e mëtejshme të politikës. Fakti që edhe presidenti ende në post i SHBA-së Donald Trump më në fund e nënshkroi paketën koniunkturore rreth 900 miliardë dollarë të miratuar me shumicë nga Kongresi, u dha hov në fillim të javës së fundit të këtij viti tregjeve financiare. E njëjta gjë vlen edhe për paketën tregtare të Brex-it që u vendos mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Ekspertët këshillojnë për maturi
Por, ka edhe zëra paralajmërues. As në javën e Krishtlindjeve situata e pandemisë në Gjermani nuk u qetësua, konstatojnë ekspertët e Commerzbank. Rënia e numrit të infeksioneve të reja ka të bëjë vetëm me pakësimin e testimeve. Numri i pacientëve nëpër spitalet gjermane, që po trajtohen me mjekësi intensive është rritur ndërkaq.
Po ashtu ekspertët këshillojnë për maturi sa i përket rritjes së vlerës së Dax-it në rekord të ri. Sipas tregtarëve të bursës, ky impuls tani mund të jetë i çastit dhe qendrueshmëria e këtij zhvillimi mbetet të shihet përgjatë vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’