Zhvillim

Inaugurohet tuneli i Kërrabës, Elbasani më afër Tiranës

Tuneli me gjatësi 2,5 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra. Kjo rrugë shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 30 kilometra

Autoritetet shqiptare kanë promovuar të dielën tunelin e Kërrabës me gjatësi 2.2 kilometra i cili e shkurton për një distancë prej 30 kilometrash rrugën nga Shkupi e Elbasani në drejtim të Tiranës. Kjo vepër u konsiderua si më e madhja pas Rrugës së Kombit.    

Tuneli i Kërrabës i ndërtuar me dy tuba me nga dy korsi do të shkurtohet së paku për një orë rrugën drejt Tiranës, sepse qytetarët trashmë do ta shmangin Qafën e Kërrabës në një distancë rreth 30 kilometra, e cila ka qenë vij shumë e rrezikshme. Ky tunel është ndërtuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Në ceremoninë e inaugurimit të tunelit, kryeministri Sali Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve.

“Sot është dita e krenarisë kombëtare, sepse sot më 16 qershor realizojmë ëndrrën e gjeneratave të tëra, që ëndërronin që një ditë Tirana të ishte më afër tyre. Autostrada është projekti më i rëndësishëm rrugor i projektit Korridorit 8, portë e të cilit është Shqipëria”, theksoi Berisha, raportojnë mediet shqiptare.

“Urime më vëllazërore për këtë ditë e cila do të mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë sonë individuale, e krenarisë sonë kombëtare sepse ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën, një ëndërr të gjeneratave të tëra të cilat ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së bardhë të shqiptarëve, djepi i dijës dhe i shkollimit të bashkohet me Tiranën nëpërmjet një tuneli”, tha ai.

 Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka cilësuar kryeministrin Berisha si arkitektin kryesor të ndërtimit të rrugës.

“Elbasani, kjo qendër e rëndësishme kulturore, e traditës, tani është në hyrje të qytetit. Jam i lumtur shumëfish si qytetar i Tiranës dhe përfaqësues i zgjedhur i Elbasanit. Kur Sali Berisha thotë do ta bëjmë rrugën, tunelin, rruga dhe tuneli bëhet…” tha Basha. 

Tuneli me gjatësi 2,5 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Punimet cilësore, të realizuara sipas parametrave më bashkëkohore, e rendisin këtë vepër me dinjitet përkrah infrastrukturave më moderne evropiane.  

Rruga Tiranë-Elbasan është parashikuar të kushtojë rreth 204 milionë dollarë , ndërsa rreth 100 milionë dollarë ka kushtuar vetëm tuneli i Kërrabës. Investimi në këtë autostrade është kryesisht i qeverisë shqiptare i ndihmuar edhe nga Banka Islamike për Zhvillim.

Tuneli i Kërrabës ka një gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Tuneli ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Tiranës dhe rreth 10 km larg qytetit të Elbasanit.

Tenderin për ndërtimin e këtij tuneli dhe rrugës Elbasan-Tiranë e ka fituar një kompani greke dhe një kuvajtiane. Kjo rrugë shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 29.7 kilometra, e cila në përfundim të saj mund të përshkohet për 18 minuta.