Lajme
Inatet politike lënë Prishtinën pa 51 autobusë të rinj
Komuna e Prishtinës dhe Ministra e Financave nuk po merren vesh për garantimin e një kredie për blerjen e 51 autobusëve të rinj për trafik urban. Komuna drejtohet nga Vetëvendosje e Qeveria nga LDK
Mosmarrëveshjet dhe inatet ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Qeverisë së kryeministri Isa Mustafa, kanë bërë që për muaj të tërë të bllokohet një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për blerjen e 51 autobusëve urbanë për kryeqytetin kosovar.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka akuzuar ministrin e Financave dhe kryeministrin Mustafa se qëllimisht po e zvarritin procesin, duke mops garantuar kredinë. Këto akuza Ahmeti i bëri përmes një postimi në Facebook, ku më pas ka thënë se këtë gjë ata po e bëjnë për inate.
“Qe dhjetë muaj, Ministri i FInancave dhe Kryeministri Mustafa e pengojnë blerjen e 51 autobusëve me kredi nga BERZHI, përkundër faktit që ishte Ministra e Financave ajo që e nënshkroi kushtet bashkë me komunën dhe me BERZHIN. Sipas ligjit për Ndërmarrje Publike ku ndërmarrja merr vendime të vlerave të mëdha nevojitet autorizimi i aksionarëve (dy nga Kuvendi i Komunës, dhe një nga Kryetari) të cilët këtë autorizim e kanë nënshkruar në tetor të vitit të kaluar”, thotë Ahmeti.
Kërkesat ligjore janë përmbush, kushtet janë negociuar e nënshkruar, dhe sipas prefektit Ahmeti, mbetet vetëm qeveria me e dërguar për votë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Për më shumë, garancionin prej 50,000 euro kanë kërkuar me e paguar Komuna gjë që po e bëjmë. Kemi kërkuar me muaj letër që i referohet ndonjë ligji dhe neni për të thënë se ku është bllokada, kanë refuzuar. Qe një muaj kërkojmë takim trepalësh me BERZH-in, kanë refuzuar”, thotë Ahmeti.
Në anën tjetër, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë në një konferencë për shtyp se blerjen e 51 autobusëve për trafikun urban të Prishtinës, është duke e bllokuar Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, pasi që ai nuk po e dërgon çështjen për votim në Kuvendin Komunal. Po ashtu një pengesë tjetër sipas Hotit, është edhe mosmundësia e votimit të kushteve të kredisë në Parlamentin e Kosovës për shkak të bllokimit që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë këtij institucion.
Hoti ka thënë se udhëheqësia e Komunës së Prishtinës, e di se është rregull ligjor që kjo çështje të dërgohet për votim në Kuvendin Komunal si garantues së do ta paguaj pjesën e vet të garancionit Qeverisë së Kosovës dhe më pas çështja duhet edhe të votohet në Parlament, porse ata e kanë bllokuar këtë proces.
“Nëse Komuna vazhdon të mos bëjë gjë, atëherë Qeveria për hir të qytetarëve do ta dërgojë këtë proces përpara vet, pa vullnetin e Kryetarit të Prishtinës, duke e dërguar për votim në Kuvendin Komunal”, deklaroi Hoti.
Ndryshe, ka më shumë se 10 muaj që Ministria e Financave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtinës, kanë nënshkruar kushtet e kredisë për blerjen e 51 autobusëve për Trafikun Urban. Që nga ajo kohë, autobusët nuk janë blerë dhe trafiku është në kaos, me autobus të vjetër.
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri Badhütte e famshme në Rorschach (SG) mori flakë herët në mëngjes të hënën. Kasollja shekullore në...
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve