Lifestyle

‘In the end’, albumi i ri i ‪The Cranberries‬

12 muaj pas vdekjes së këngëtares së bendit “The Cranberries”, Dolores O’Riordan, anëtarët e bendit të saj folën rreth vitit shumë të dhimbshëm që patën. Bendi foli në Radio 2 të BBC, derisa u realizua edhe premiera e këngës All Over Now, respektivisht këngë e re me vokalin e O’Riordan, që u incizua para se ajo të vdiste.  

Një tregim i dhimbshëm i abuzimit në familje, thanë anëtarët e bendit, derisa këngët kanë zënë momentin më emocionues të anëtarëve. 

O’Riordan ishte gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Londër më 15 janar të 2018-s. Ajo ishte 46-vjeçare. 

“Ishte në fillim i zorshme të dëgjonim Doloresin të këndonte ashtu. Fare pak mund ta dëgjonim”, tha një anëtar i bendit. Albumi i emëruar “In The End” do të publikohet në prill. Pas kësaj, bendi do të ndahet përfundimisht.