Portrete të firmave

Implantimi i lenteve me shumë fokuse (Premium): Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Tani e sa vjet ky shërbim ofrohet edhe në Spitalin Kubati, ku realizohet në baza ditore me një procedurë shumë të shkurtër dhe të lehtë për pacientin

Lentet me shumë fokuse janë një inovacion i rëndësishëm në fushën e oftalmologjisë, duke ofruar një zgjidhje të avancuar për pacientët me dioptri për larg dhe afër apo edhe për ata me katarakt. Këto lente janë projektuar për të lejuar syrin të fokusohet në disa distanca të ndryshme—afër, distanca e mesme dhe larg—njëkohësisht, duke e bërë të mundur për pacientët të shohin qartë në aktivitete të përditshme pa nevojën për syze. Tani e sa vjet ky shërbim ofrohet edhe në Spitalin Kubati, ku realizohet në baza ditore me një procedurë shumë të shkurtër dhe të lehtë për pacientin.

Lentet me shumë fokuse janë të dizajnuara me teknologji optike të avancuara që ndajnë dritën në disa pika, fokuse. Kjo lejon syrin të adaptohet dhe të shohë qartë në distanca të ndryshme. Për shembull, një person me lente me shumë fokuse mund të lexojë libra në një distancë të afërt, të shikojë televizorin në një distancë mesatare, dhe të lexojë shenjat rrugore në një distancë të largët pa nevojën për të ndërruar syze. Duke pasur parasysh stilin e jetës, profesionet e ndryshme të personave të moshës së mesme ku nevoja për dy palë syze apo edhe syze multifokale është e pashmangshme, kjo është zgjidhja ideale. Po ashtu të mos harrojmë se kjo zgjidhje është ideale edhe për ata të cilët për arsye të ndryshme nuk e plotësojnë kushtin për intervenim laserik të dioptrisë.

Gjithsesi në Spitalin Kubati fillimisht rekomandohet që të bëhen testet e nevojshme për të parë nëse syri ka ndonjë anomali paraprake të shkaktuar nga ndonjë lëndim apo edhe të lindur. Po ashtu këto teste bëjnë edhe matjen individuale të thjerrëzës, e cila porositet në mënyrë individuale për secilin pacient me parametrat e përcaktuara nga matja. E gjithë kjo në mënyrë që të kemi një pasqyrë sa më të qartë dhe siguri për pacientin.

Avantazhet e lenteve me shumë fokuse

Pacientët që zgjedhin lentet me shumë fokuse përjetojnë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së pamjes pas operacionit. Disa prej avantazheve kryesore të këtyre lenteve janë:

  • Lentet me shumë fokuse eliminojnë nevojën për syze korrektuese pas operacionit. Kjo përmirëson lirinë dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit,
  • Aftësia për të fokusuar në distanca të ndryshme bën që aktivitetet e përditshme të jenë më të lehta dhe më të përshtatshme për pacientët,
  • Zgjidhje e përhershme: Lentet me shumë fokuse ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive për dioptrinë dhe kataraktin, duke i lejuar pacientët të mos kenë nevojë për trajtime shtesë në të ardhmen për të korrigjuar të pamurit e tyre.

Fusha e oftalmologjisë vazhdon të zhvillohet dhe hulumtimet e vazhdueshme synojnë të përmirësojnë teknologjinë dhe performancën e lenteve me shumë fokuse. Kjo përfshin përdorimin e materialeve më të përshtatshme dhe inovacionet në dizajnin e lentës për të përmirësuar përshtatshmërinë dhe kënaqësinë e pacientit.

Lentet me shumë fokuse janë një zgjidhje efektive dhe moderne për pacientët me dioptri dhe katarakt, duke ua siguruar atyre mundësinë për të parë qartë në disa distanca të ndryshme pa pasur nevojë për syze. Me implementimin e teknologjive të fundit laserike, praktikave inovative në oftalmologji, personeli i Spitalit Kubati në vazhdimësi u ofron pacientëve gamë të gjerë të trajtimeve dhe zgjidhje të personalizuara.

Po në të njëjtën kohë janë në dispozicion të mjekëve të rinj në Kosovë si dhe regjion duke ofruar trajnime si dhe konsultime për raste specifike!