Integrimi
Imami shqiptar nga Berna shprehet në favor të ndalimit të burkës
Imami shqiptar nga Presheva mendon se veshja e burkave i përjashton nga shoqëria dhe i mbyll gratë që mbulohen me to
Në debatin e gjallë që po zhvillohet në prag të votimit të iniciativës për ndalimin e burkës, së fundi është përfshirë edhe imami shqiptar nga Berna, tashmë i njohur në opinionin zviceran, Mustafë Memeti.
Ai, në një intervistë për gazetën zvicerane “Bund” mbron publikisht miratimin e ndalimit të mbulesës së përmendur të grave myslimane.
Imami shqiptar nga Presheva mendon se veshja e burkave i përjashton nga shoqëria dhe i mbyll gratë që mbulohen me to, transmeton albinfo.ch Në këtë mënyrë kjo parandalon emancipimin e tyre.
Ai më tutje në intervistë thotë se burka është një fenomen arkaik i cili nuk ka vend në shoqërinë moderne dhe inovative.
“Për shumicën e myslimanëve, as burka dhe as iniciativa që dëshiron ta ndalojë atë nuk përbëjnë ndonjë përparësi” është shprehur teologu mysliman, i cili jeton në Zvicër që prej 30 vitesh.
“Unë nuk shoh perspektivë për gratë në Perëndim nëse ato veshin burka. Kjo gjë arandalon emancipimin e tyre”, shton ai.
“Prandaj nisma për ndalimin e saj është një lloj `pakoje shpëtimi” për to”.
Memeti punon në Shtëpinë e Feve në Bernë, si imam dhe pastor (në këtë rast emër përgjithësues për klerikët që angazhohen edhe si kujdestarë shpirtërorë për besimtarët e tyre në spitale, burgje etj.). Ai po ashtu është kryetar i Forumit të Organizatave Islamike Shqiptare në Zvicër (KFAOS).
Mustafë Memeti nuk mendon se veprimi i ndalimit të mbulesës së grave myslimane mund të barazohet me kodin e veshjes të ISIS-it.
“Ekzistojnë gra në të tri fetë monoteiste që vullnetarisht dhe për arsye ideologjike mbulojnë tërë trupin e tyre”. Si shembull ai sjell murgeshat të cilat gjithashtu veshin rroba të dalluara. Dallimi me burkën është që kjo e fundit mbulon plotësisht përdoruesen.
Mbulimi i fytyrës dhe duarve nuk bën pjesë ndër detyrimet islame. “Unë nuk mund të mbroj diçka për të cilën nuk ka argumente”. Veç kësaj, shton ai: “Kjo ka të bëjë me çëshjen thelbësore se si e shohin të ardhmen e tyre myslimanët në Zvicër Me ose pa burka”. Memeti e sheh pa burka.
Në Kur’an nuk ka udhëzime specifike për veshjen tonë. Përmendet vetëm mirësjellja. “Njeriu duhet të vishet siç duhet dhe të shmangë joshjen e ndërsjellë. Kjo vlen si për burrat ashtu dhe për gratë”, thotë imami, transmeton albinfo.ch.
Rrobat sipas tij janë vetëm instrumente për këtë gjë. “Por ne nuk mund të përdorim veshje të para mijëra viteve për të mbrojtur moralin dhe karakterin. Duhet të fokusohemi te koka dhe zemra, jo te rrobat”.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve