Integrimi
Imami shqiptar dëbohet nga Zvicra
Vendimin e organeve kantonale për mosvazhdimin e lejes së qëndrimit e ka konfirmuar së fundi edhe Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër
Një imam shqiptar nga Kosova, me qëndrim në St. Gallen, duhet të lëshojë Zvicrën. Atij i është marrë leja e qëndrimit në këtë vend për shkak se kishte ushtruar dhunë mbi të shoqen.
Vendimin e organeve kantonale për mosvazhdimin e lejes së qëndrimit e ka konfirmuar së fundi edhe Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër, shkruan sda.ch. Sipas vendimit të kësaj të fundit, personi në fjalë ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj gruas së tij.
Bashkëshortja e tij, me prejardhje nga Singapuri, që nga dhjetori i vitit 2015 bashkë me 4 fëmijët ishte strehuar në një shtëpi të sigurt (strehimore për gratë), transmeton albinfo.ch. Prej atëherë ata jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri. Partnerja e re e imamit, një vit më vonë, ka sjellë në jetë një djalë.
Zyra Kantonale për Migracion e St. Gallenit, në mars të vitit 2017 nuk ia kishte vazhduar lejen e qëndrimit imamit F.D. Dhe të gjitha instancat e tjera po ashtu e kanë hedhur poshtë ankesën e tij kundër këtij vendimi, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në Gjykatën Federale ai ishte ankuar duke iu referuar mbrojtjes së sferës private, që sipas tij është në pajtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjykata Federale mbështet vendimin e Gjykatës Administrative të St. Gallenit. Ajo kishte konstatuar se imami kishte ardhur në Zvicër në moshën 26-vjeçare dhe këtu nuk kishte kaluar më shumë se 10 vjet. Pikëpamjet e tij lidhur me të drejtat e tij si burrë dhe detyrimet e grave ishin në kundërshtim të madh me të drejtën zvicerane dhe me sistemin e këtushëm të vlerave.
Gjykata e përmendur administrative i kishte vlerësuar deklarimet e bashkëshortes, të bëra para policisë si të besueshme. Ajo kishte deklaruar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar mbi të dhunë psikike, fizike dhe seksuale. Edhe partnerja e re, për shkak të qëndrimeve dhe manipulimeve të të shoqit, nuk guxonte të dilte nga shtëpia pa miratimin e tij.
Gjykata Federale në vendimin e saj shkruan se ka pika të ndryshme referimi që dëshmojnë se imami kosovar nuk është i familjarizuar me sistemin juridik dhe atë të vlerave të Zvicrës dhe se nuk i respekton ato, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen sidomos për barazinë në mes të gruas dhe burrit, të garantuar me Kushtetutë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës